presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazh i Presidentit Sejdiu me rastin e festës së Pashkëve ortodokse

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i përgëzoi besimtarët ortodoksë serbë, përfaqësuesit e institucioneve të tyre fetare dhe të gjithë qytetarët e vendit me rastin e festës së Pashkëve ortodokse. Në vazhdim po e japim tekstin e mesazhit të urimit të Presidentit Sejdiu:

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Zonja dhe zotërinjJu shpreh urimet e mia më të përzemërta për festën e Pashkëve ortodokse, e cila është një ditë e madhe e ringjalljes së Krishtit dhe e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen.Në këtë kremte, të lutemi bashkërisht që në familjet tona, në vendin tonë dhe kudo në botë, të mbretërojë paqja, toleranca dhe dashuria për njëri-tjetrin.Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të punojnë me vendosmëri, me qëllim që të gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie e besimi, të jenë plotësisht të lirë dhe të ndihen të dobishëm për atdheun tonë të dashur. E ardhmja e Kosovës dhe e gjithë rajonit është në integrimet euroatlantike, ndaj të punojmë me besim të plotë se e ardhmja jonë e përbashkët do të jetë më e ndritshme. Kosova është një vend shumetnik, me një kulturë të jashtëzakonshme dhe me një trashëgimi të mrekullueshme shpirtërore, të cilën duhet t’ua përcjellim me kujdes atyre që do vinë pas nesh.Urime dhe me fat!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!  

This site is registered on wpml.org as a development site.