DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Topi falënderon Presidentin Sejdiu për urimin me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Top i ka dërguar një letër falënderimi, Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiut në të cilin e ka falënderuar për mesazhin e tij me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Më poshtë e keni tekstin e plotë të kësaj letre:

I nderuari zoti President SejdiuMe kënaqësi shumë të veçantë lexova urimin Tuaj të ngrohtë dhe miqësor me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në NATO.Dëshiroj t’ju falënderoj në emrin tim dhe në emër  të qytetarëve të Shqipërisë për mesazhin Tuaj të sinqertë, e në të njëjtën kohë t’ju përgëzoj për hapat tuaj të deritanishëm në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një arritje me rëndësi, jo vetëm kombëtare por edhe rajonale me efekte të drejtpërdrejta në stabilitetin, paqen e sigurinë afatgjatë në rajonin e Ballkanit. Ajo ofron shembullin e shpresës për të gjithë kombet tona, se integrimi e demokracia kthehen në realitete kur ka vullnet dhe vendosmëri për të ecur në rrugën që kërkon e ardhmja e përbashkët e fëmijëve tanë.Duke shprehur dhe një herë falënderimet për urimet Tuaja të sinqerta, pranoni, i dashur President, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.VëllazërishtBamir Topi

This site is registered on wpml.org as a development site.