presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentit Sejdiu në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Një vit më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sot, në këtë takim solemn të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë që t’ju shpreh sërish mirënjohjen time të gjithë deputetëve, të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, të cilët me votën e tyre e shndërruan këtë dokument në aktin më të lartë juridik zyrtar të shtetit tonë të ri.

Prishtinë, 8 prill 2009I nderuar kryetar i  Kuvendit të Kosovës, z. Jakup KrasniqiI nderuari kryeministër Thaçi,Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,I nderuar shef i EULEX-it, z. Ive de Cermabon,I nderuari Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, z. Piter Faith,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve mike,Të nderuar deputetë, Zonja dhe Zotërinj,Dje pasdite, derisa po i hidhja shikimin e fundit këtij teksti që do ta lexoj këtu përpara jush, mora konfirmimin zyrtar se Gambia njihte Republikën e Kosovës. Mbase, duket e pazakontë që një tekst kushtuar një kremteje të tillë si Dita e Kushtetutës, po e nis kështu, por kjo njohje e shtetit tonë, ashtu si edhe 56 të tjerat para saj, ashtu si edhe shumë njohje që do të vijnë pastaj, është dëshmi e pakundërshtueshme se vendi ynë, Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës ka arritur që gjatë këtij viti të shtetësisë së saj të dëshmohet si vend stabil e paqësor, si vend i sundimit të ligjit dhe i vlerave qytetare, si vend që nxit dhe kultivon frymën e fqinjësisë së mirë dhe të miqësisë me të gjitha vendet demokratike të botës.  Të dashur deputetë të Kuvendit të Kosovës,Një vit më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sot, në këtë takim solemn të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë që t’ju shpreh sërish mirënjohjen time të gjithë deputetëve, të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, të cilët me votën e tyre e shndërruan këtë dokument në aktin më të lartë juridik zyrtar të shtetit tonë të ri.Në aspektin e rendit juridik e ligjor, dita e miratimit të Kushtetutës dhe dita e hyrjes së saj në fuqi, 15 qershori, paraqesin dy datat më të rëndësishme për vendit tonë, duke pasur parasysh atë që është historike, shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt. Sot, jo më shumë se një vit pas bërjes me Kushtetutë, Republika e Kosovës në të gjitha nivelet e funksionimit institucional, në legjislativ, në ekzekutiv dhe në gjyqësor, mbështetet mbi këtë akt fondamental të ligjshmërisë, të rregullit e të rendit juridik, politik e shoqëror. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është pikënisja dhe pikëmbështetja jonë, është dokumenti themelor për gjithë korpusin legjislativ të vendit.      Të dashur deputetë të Kuvendit të Republikës,Kushtetuta e Republikës së Kosovës është në harmoni të plotë dhe në përputhje me korpusin e standardeve më të larta ndërkombëtare të legjislacionit, para së gjithash me standardet legjislative evropiane. Ajo është baza e funksionimit të institucioneve të Kosovës, por edhe e misionit ndërkombëtar që e kemi ftuar vetë për të këshilluar në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Pra, krahas Kushtetutës së Kosovës, EULEX-i do t’i referohet në veprimet e veta edhe Planit të Përbashkët të Veprimit, i cili, po ashtu, mbështetet në Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari.Meqenëse Kushtetuta e Republikës së Kosovës është themeli i funksionimit të institucioneve të vendit, Parlamenti, Presidenca dhe Qeveria duhet të jenë shembulli i punës që buron dhe bazohet në Kushtetutë. Po e ritheksoj, vlera e saj si akti më i lartë juridik jetësohet me veprimet tona, me mënyrën si dhe sa e respektojmë këtë dokument të lartë të vendit. Siç e dini tanimë, si President i vendit, unë kam bashkëpunim tepër të ngushtë dhe të përditshëm me këtë institucion të çmueshëm, me Kuvendit e Kosovës. Kjo është një dëshmi e funksionimit të shtetit tonë dhe e bashkërendimit ndërinstitucional, gjithnjë duke i ruajtur përgjegjësitë dhe kompetencat e secilit institucion përkatës dhe në relacionet reciproke.Njëkohësisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë krijuar dhe po fuqizohen dita-ditës shtyllat e qëndrueshmërisë dhe të sigurisë së vendit tonë, Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia e Inteligjencisë e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Gjithashtu, janë hapur dhjetë misione diplomatike në botë, si dhe janë dekretuar tetë misione të reja diplomatike dhe nëntë misione konsullore.   Kështu, hap pas hapi, dhe me kujdes të përhershëm, është rrumbullakuar qarku i institucioneve më të rëndësishme për funksionimin e shtetit tonë, që shpejt do të përmbyllet me krijimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.   Për ta përmbyllur, po e ripërsëris atë që theksoja më 15 qershor 2008, ditën kur Kushtetuta e Republikës sonë po hynte në fuqi: Kushtetuta do të jetë shtylla kurrizore e organizimit tonë shtetëror. Kushtetuta jonë ngërthen zgjidhje moderne kushtetuese që vijnë nga trashëgimia demokratike, por edhe zgjidhje të veçanta për rrethanat dhe specifikat e Kosovës, si shoqëri shumetnike, me një shumicë dërmuese shqiptare dhe me komunitetet pakicë, të cilave u jepen garanci të fuqishme për të drejtat dhe privilegjet, të cilat janë shenjtëruar në Kushtetutë, pasi ishin pranuar si dispozita të Propozimit të Presidentit Ahtisari.Urime Dita e Kushtetutës!Ju faleminderit!

This site is registered on wpml.org as a development site.