Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi z. Gjeorgje Ivanov për zgjedhjen President i Republikës së Maqedonisë. Po ashtu, Presidenti Sejdiu i ka dërguar një telegram falënderimi Presidentit Branko Crvenkovski, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në marrëdhëniet e Maqedonisë me Kosovën.
Në vijim po e japim tekstin e telegramit të Presidentit Sejdiu dërguar Presidentit të porsazgjedhur Ivanov: Shkëlqesisë së Tij, Gjeorgje Ivanov,President i Republikës së Maqedonisë Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen President i Republikës së Maqedonisë. Ne jemi të bindur se nën udhëheqjen Tuaj, Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të punojë për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të gjithanshme me Republikën e Kosovës. Gjithashtu, dëshirojmë t’ju shprehim përkushtimin tonë të plotë për vënien sa më të shpejtë të marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona. Duke ju përgëzuar edhe një herë, i nderuar President, Ju lus të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.Sinqerisht,Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës