Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot znj. Janina Herbickova, shefe e Zyrës Çeke në Prishtinë, e cila ia dorëzoi Presidentit letrën e z. Karel Schwarzenberg, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë, nëpërmjet së cilës ai njofton se Çekia ka vendosur ta njohë Republikën e Kosovës. Më poshtë po e japim tekstin e kësaj letre:
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës ÇekePragë, 21 maj 2008Shkëlqesia juaj,Duke iu referuar letrës suaj të datës 17 shkurt 2008, me anë të së cilës ju më informoni për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ftoni Republikën Çeke që ta njohë Republikën e Kosovës, si dhe propozoni vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.Kam nderin t’ju njoftoj se Republika Çeke:Duke marrë për bazë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të datës 17 shkurt 2008, në të cilën ju shprehni përkushtimin tuaj për implementimin e rekomandimeve të të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit të tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës,Ka vendosur që,Në interes të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve midis Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës,Të pranojë propozimin mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës në përputhshmëri me parimet e Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961).Me këtë letër, marrëdhëniet diplomatike midis Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës vendosen sot, në datën e pranimit tuaj të kësaj letre. Detajet e tjera të vendosjes së këtyre marrëdhënieve do të diskutohetn midis Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve tona.Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.Shkëlqesia e tijz. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së KosovësPrishtinë