Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti sot pasdite në një takim z. Xheimz Pardju (James Pardew), zvëndës i ndihmës-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe drejtor i operacioneve.
Presidenti dhe zyrtari i lartë i NATO-s biseduan për gjendjen në Kosovë dhe perspektivën e zhvillimeve të përgjithshme.
Presidenti Sejdiu çmoi punën e KFOR-it në Kosovë, ndërsa z. Pardju siguroi për vazhdimësi të punëve të NATO-s rreth sigurisë së Kosovës.