Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e një numri prokurorësh në prokuroritë komunale të vendit.
Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19, paragrafi 1 të Ligjit nr.03/L-224, për Këshillin Prokurorial, si dhe duke u bazuar në vendimin nr. 52/2012, të datës 17 prill 2012 të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Të shoqëruar nga kryeprokurori i Kosovës, z.Ismet Kabashi, betimin para Presidentes Jahjaga e dhanë këta të dekretuar: Znj. Sebahate Hoxha, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, z.Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, Znj. Raze Loshaj, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, Znj.Florije Saliju-Shamolli, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Ferizaj, z.Bahri Salihu, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Ferizaj, z.Visar Musa, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Ferizaj, z.Rasim Maloku, Prokuror ne Prokurorinë Komunale në Ferizaj, z.Ismet Ukshini, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjilan, z.Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjilan, z.Esat Ademi, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjilan, Znj.Ardita Beqiraj, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Pejë, z.Ismet Tofaj, Prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjakovë, dhe Znj.Fetije Bajrami-Shala, Prokurore në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR