Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zonjën Valdete Daka, me të cilën bisedoi lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kaçanikut, kryetari i së cilës ka dhënë dorëheqje ditë më parë.
Presidentja Jahjaga dhe zonja Daka u pajtuan se duhet të bëhen angazhime të të gjitha institucioneve, në mënyrë që të bëhen përgatitje sa më të mira për zgjedhjet për kryetar të Kaçanikut. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka filluar takimet dhe konsultat me përfaqësuesit e subjekteve dhe partive për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kaçanikut, duke iu përmbajtur afateve ligjore.