presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga zhvilloi konsultime me drejtues të partive politike për zgjedhjet në Kaçanik

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka zhvilluar të martën dhe të mërkurën takime konsultative me drejtues të partive politike, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të komunës në Kaçanik, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune.

Presidentja Jahjaga brenda dy ditëve ka kryer konsultimet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, zotëri Albin Kurti, nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Blerim Shala dhe nënkryetaren e Aleancës Kosova e Re, Mimoza Kusari-Lila, si dhe do t’i vazhdojë konsultimet edhe gjatë ditës së nesërme.

Në bazë të kompetencave kushtetuese, duke respektuar afatet ligjore dhe në pajtim me udhëheqësit e partive politike në Kosovë, Presidentja Jahjaga do ta shpallë nesër (e enjte), vendimin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës në Kaçanik. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.