Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në Prizren, me rastin e promovimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministra nga qeveritë e të dy vendeve, zyrtarë, qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore.Unifikimi i teksteve shkollore është një nismë në bashkëpunim mes ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës.