...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë dhe Kabinetin e saj, ka bërë homazhe në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit, Nexhat Daci

Sot, Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë dhe Kabinetin e saj, ka bërë homazhe në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit, Nexhat Daci.

Nën patronatin e saj është organizuar akademia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Nexhat Dacit. Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e tij të palodhur në shërbim të arsimit të lartë, shkencës dhe institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen Daci, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit, duke nderuar kontributin e tij të çmuar dhe trashëgiminë e qëndrueshme që ai la pas në shërbim të vendit dhe shoqërisë.

Në kuadër të agjendës shtetërore përkujtimore, Presidentja Osmani mori pjesë edhe në ceremoninë shtetërore të varrimit të Akademik Dacit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.