Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
E fortë dhe e pathyeshme është lidhja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë!
Faleminderit për vizitën, President Begaj! Gjithnjë kënaqësi të diskutojmë se si ta fuqizojmë tutje bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona simotra!