Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.
Postimi i plotë i Presidentes:
Mirë se vini në Kosovë, Presidente Pirc Musar!
Forcimi i partneritetit në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është rezultat i punës dhe përkushtimit tonë të përbashkët!
Faleminderit për mbështetjen e palëkundur për Kosovën, popullin tonë, dhe për të ardhmen e vendit tonë në institucionet euroatlantike!