presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani kujtoi masakrën e Sllovisë

25-vjet më parë, respektivisht më 15 e 16 prill 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Sikurse në të gjitha masakrat kudo në Kosovë, regjimi kriminal shpërfaqi barbarinë e tij, në përpjekje për shfarosje të shqiptarëve dhe spastrim etnik.

Vendosja e drejtësisë dhe sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, janë parakusht për paqe të qëndrueshme. Ndërkaq kujtimi për viktimat është edhe dëshmi e rrugës së vështirë, të cilën e kemi bërë për të qenë të lirë.

Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.