DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përzgjedhja e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë!

Edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.