presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Sipas Presidentes Osmani, avancimi i interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe rritja e koordinimit në fushën e politikës së jashtme janë në interesin reciprok të të dy shteteve.

“Suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë dhe anasjelltas. Shqipëria për Kosovën është jo vetëm shtet vëllazëror, por edhe një partnere strategjike në rrugëtimin ervopian. Siç e kemi pasur mbështetjen në shumë etapa historike të lirisë dhe shtetndërtimit, jemi të sigurt që shteti shqiptar do të jetë në mbështetje tonën kudo ku kemi nevojë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka falënderuar përfaqësuesit e Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe ka  theksuar se pret që nesër ata sërish ta bëjnë të njëjtën gjë nesër në procesin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Më tej, Presidentja Osmani në takim me kryeparlamentaren Nikolla, theksoi se diplomacia parlamentare ka rol të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj diskutuan dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.