Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, gjatë ditës së sotme u mbajt ecja tradicionale.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
#TetoriRozë i shpresës, solidaritetit dhe ndërgjegjësimit! 🎀
Sot, marshuam bashkë për ta ngritur vetëdijen për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në këtë përballje. Ato që e kanë kaluar këtë rrugëtim jo të lehtë janë dëshmitare të fuqisë dhe guximit në përballje me kancerin.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!