presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Smajl Hajdaraj heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

21- vjet pa deputetin e Kuvendit të Kosovës, aktivistin dhe komandantin e UÇK-së për rajonin e Rugovës, luftëtarin e lirisë, Smajl Hajdarajn.

Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t’i sjellë autorët e krimit para drejtësisë.

Heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.