DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Teksas, ka takuar mërgatën tonë atje.

Presidentja Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të. Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme.

Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.