Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në tryezën ekonomike të mbajtur në Dallas, me pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova dhe Teksasi.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet. Në tryezën ekonomike të mbajtur në Dallas, me pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova dhe Teksasi, i inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve tanë.
Potenciali ekziston, ndaj mezi pres ta shoh përparimin në këtë fushë.



