presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Sherife Luta është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, të ftuar kryesore të saj në në manifestimin për ditën e çlirimit, kishte znj. Sherfie Luta, e cila 23 vjet më parë u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë.

“23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes: 

23 vjet më parë, Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. 23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit.

Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999. Ajo është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë, siç nuk dorëzohen as sot në paqe!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.