presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Përmirësimi i pozitës së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë është përfundimisht përmirësim i mirëqenies sonë kolektive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot në ditën e personave me nevoja të veçanta, me mendje e me zemër është në çdo shkollë, në çdo institucion, e në çdo hapësirë publike ku fëmijët dhe të rriturit me nevoja të veçanta ende ballafaqohen me sfida të shumta sa i përket qasjes, lëvizshmërisë e mundësisë për të shijuar eksperienca të shumta sikurse shumica e qytetarëve.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 
 
Sot, në ditën e personave me nevoja të veçanta, me mendje e me zemër jam në çdo shkollë, në çdo institucion, e në çdo hapësirë publike ku fëmijët dhe të rriturit me nevoja të veçanta ende ballafaqohen me sfida të shumta sa i përket qasjes, lëvizshmërisë e mundësisë për të shijuar eksperienca të shumta sikurse shumica e qytetarëve.
 
Viti 2022, i shpallur si vit i personave me nevoja të veçanta, le të na shërbejë si thirrje e përditshme për ta bërë të pamundurën për t'ua shtuar mundësitë të gjithë atyre vajzave dhe djemve, burrave dhe grave, të cilët janë burim i pashterrshëm i energjisë, optimizmit e potencialit të pafund. Angazhimi dhe krijimi i mundësive të reja për ta, është angazhim për një të ardhme të dinjitetshme për të gjithë dhe për mundësi të reja për zhvillim dhe progres në vendin tonë. Përmirësimi i pozitës së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë është përfundimisht përmirësim i mirëqenies sonë kolektive.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.