Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Iowa, ka vizituar Kolegjin DMACC.
Postimi i plotë i Presidentes:
Përmbyllja e ditës në Kolegjin DMACC.
Takim me zyrtarë të shtetit të Iowas, profesorë, studentë dhe përfaqësues të bizneseve.
Përkushtimi i shtetit të Iowas për edukimin dhe fuqizimin e rinisë së Kosovës është i jashtëzakonshëm.
Jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen tuaj ndaj Republikës së Kosovës dhe rinisë sonë!