Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Iowa, ka pasur një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë në Drake University.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në Drake University, kisha një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë, për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballemi sot.
Falënderoj Universitetin që më nderuan me ndarjen e Çmimit për Qytetari Globale. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas.