Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Iowa ka bashkëbiseduar me kryetarët e qyteteve të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës.
Postimi i plotë i Presidentes:
Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura miqësie dhe bashkëpunimi për shumë vite të tjera.
Bashkëbisedim me kryetarët e qyteteve të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës, ku u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Iowa-s e të Kosovës, do të vazhdojnë të thellohen, duke i bërë kështu lidhjet midis popujve tanë edhe më të fuqishme.
Binjakëzimi i qyteteve kosovare me ato amerikane është shembulli i miqësisë së përhershme me SHBA-të.