Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Iowa, ka vizituar komunën Norwalk.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Falënderoj komunën e Norwalk në Iowa dhe Kryetarin Phillips për ndarjen e Çelësit të Qytetit si dhe ndarjen e Yllit në bulevardin “Norwalk of Fame”.
Raste si kjo konfirmojnë rëndësinë e veçantë të binjakëzimeve ndërmjet komunave të cilat kontribuojnë thelbësisht në afrimin e mëtejeshëm të vendeve tona dhe të qytetarëve tanë.