Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Iowa, ka vizituar kampin Dodge.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Camp Dodge – vendi ku për 12 vite me radhë, instruktorë ushtarakë të Gardës Kombëtare të Iowa-s, vazhdojnë të trajnojnë shumë ushtarë, nënoficerë e oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s!