Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për çdo grua dhe vajzë, 8 Marsi dhe çdo ditë e vitit është dita për t’i realizuar ëndrrat dhe për të luftuar kundër pabarazisë.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
“Për të gjitha gratë dhe vajzat” nuk është thjesht një slogan, por një zotim për veprim!
Për gratë që edukojnë, krijojnë, udhëheqin dhe mbrojnë të drejtat e tyre.
Për vajzat që ëndërrojnë një të ardhme më të mirë dhe nuk ndalen kurrë.
Për gratë që gjithmonë përkrahin njëra-tjetrën.
Për çdo grua dhe vajzë, 8 Marsi dhe çdo ditë e vitit është dita për t’i realizuar ëndrrat dhe për të luftuar kundër pabarazisë.