Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Postimi i plotë i Presidentes:
Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë.
Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!








