DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Grupi Punues për Barazi Gjinore i themeluar në kuadër të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut mbajti takimin e radhës

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Grupi Punues për Barazi Gjinore i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i themeluar përbrenda Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovë, mbajti takimin e radhës, në të cilin u diskutua gjerësisht mbi mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për dhunën me bazë gjinore. Ky takim, i cili është vazhdim i diskutimeve të mbajtura në takimin e fundit të Grupit Punues në nëntor 2024, mirëpriti ekspertë kanadez me ekspertizë në ndërtimin e sistemeve të të dhënave dhe interpretimin dhe komunikimin e trendeve dhe analizave për dhunën me baza gjinore.

Përpos diskutimeve direkte me anëtarët e Grupit Punues, pjesë kryesore e takimit ishte edhe prezantimi i modeleve të ndryshme botërore për mbledhjen e të dhënave. Për më tepër, u prezantuan metodat efikase të komunikimit për çështje sensitive, siç është edhe dhuna me baza gjinore.

Ky takim u mbajt në kuadër të bashkëpunimit në mes të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Kanadeze nëpërmjet programit TAP-EDM.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.