Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Postimi i plotë i Presidentes:
Me gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilat janë të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura në misionin e tyre për drejtësi. Në një profesion sfidues, ato dëshmojnë çdo ditë se forca, profesionalizmi dhe dinjiteti nuk kanë gjini.
Këto gra janë dëshmi se ndryshimi vjen kur guxojmë, veprojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën. Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë që me punën dhe përkushtimin e tyre e bëjnë shoqërinë më të drejtë!