presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani uron Presidenten e parë grua të Meksikës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Presidenten e parë grua të Meksikës, Claudia Sheinbaum.

“Urime Presidentes së zgjedhur Claudia Sheinbaum për zgjedhjen e saj historike si Presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh më shumë gra që marrin role udhëheqëse.
Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për të ngritur bashkëpunim mes vendeve tona në nivel më të lartë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.