Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën në shtetin mik të El Salvadorit ku u ftua në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Bukele.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Prezenca e Kosovës në Amerikë Latine dhe forcimi i aleancave me shtetet e kësaj pjese të botës është interes shtetëror i Republikës sonë.
Dje përmbylla vizitën në shtetin mik të El Salvadorit ku u ftova në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Bukele, si dhe mbajta takime me përfaqësues të këtij shteti e të shteteve të tjera prezente, nga SHBA-të, e deri tek shtete nga Amerika Jugore e Qendrore, si dhe nga Afrika.
Një vizitë shumë përmbajtësore ku u tregua respekt i madh për shtetin e Kosovës! Kosova është me fat që ka miq të mirë e partnerë të përkushtuar në çdo cep të botës!