Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Fëmijëve, u ka ndarë mirënjohje Diar Terziut, Anik Terziut dhe Rajana Terziut për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Sot, në Ditën Botërore të Fëmijëve, pata kënaqësinë t’i pres në takim tre heronjtë e vegjël që na dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie: Diar Terziun, Anik Terziun dhe Rajana Terziun. Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale.
Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit.
