Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović.
“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka shkruar Presidentja Osmani.
