Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Zvicër me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono.
Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë.



