DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Presidenten Amherd : Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, po qëndron në Zvicër, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainë.

Me këtë rast, Presidentja Osmani është takuar me Presidenten Amherd, të cilën e ka falënderuar për pritjen si dhe për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Faleminderit për një pritje të përzemërt, Presidente Amherd, si dhe për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën.

Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape.

Në prag të Samitit, ishte kënaqësi të diskutojmë për mundësitë e pafundta të thellimit të bashkëpunimit, me ç’rast roli i mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy vendeve tona është i pazëvendësueshëm.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.