presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen: Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur sot Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen.

Postimi i plotë i Presidentes:

Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!

Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.