Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, në takimin me mërgatën, ka takuar kryetarin e qytetit Lewisville, TJ Gilmore.
Në fokus të diskutimeve me të ishin mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me qytetet e Kosovës, si dhe për rolin e mërgatës shqiptare në këtë qytet, të cilët aktivitetin e tyre e zhvillojnë në kuadër të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane.