Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kancelarin Olaf Scholz, në kuadër të Lojërave Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023.
“Në Berlin, poashtu në kuadër të Lojërave Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023, pata mundësinë që të bashkëbisedoj me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm për të ecur përpara.
Shpreha mirënjohje për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, ka shkruar Presidentja.