DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Gjermanisë Steinmeier, në kuadër të Lojërave Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, në kuadër të Lojërave Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023.

“Në kuadër të Lojërave Olimpike Speciale Botërore Berlin 2023, pata mundësinë të diskutoj për zhvillimet e fundit në Kosovë me Presidentin e Gjermanisë Steinmeier. Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë-Gjermani, konfirmuam gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar Presidentja Osmani.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.