presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC, Abdulhamid Alkhalifa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim një delegacion të Fondit OPEC, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Abdulhamid Alkhalifa.

Vizita e delegacionit të Fondit OPEC, në Kosovë po ndodh në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së huasë në mes të Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për programin “Financat publike të Kosovës dhe rritja ekonomike”.

Presidentja Osmani e ka njoftuar z. Alkhalifa për reformat në Kosovë në fushën e ekonomisë e qeverisjes së mirë, si dhe e konfirmoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për reforma të vazhdueshme, të cilat ndikojnë drepërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Duke e theksuar rëndësinë e angazhimit për zhvillim të qëndrueshëm në vend, Presidentja Osmani foli dhe për hapat konkret që po ndërmerren në fushën e Agjendës së Gjelbër dhe potencoi rolin e rëndësishëm të mbështetjes së sektorit privat në përmbushjen e këtyre objektivave të përbashkëta.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Fondit OPEC vlerësuan performancën e Kosovës për sa i përket ringritjes ekonomike pas pandemisë, e cila sipas tyre ka dëshmuar se ekzistojnë kushte të volitshme për bashkëpunim të frytshëm në mes të Kosovës dhe Fondit OPEC.

Palët e vlerësuan lartë intensifikimin e bashkëpunimit të dyanshëm dhe diskutuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi duke promovuar qeverisjen e mirë, energjinë e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.