presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi deputeten e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns në Doha Forum

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me deputeten e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, në Doha Forum.

Postimi i plotë i Presidentes:

Diskutime në kohë të duhur me një mike të dashur të Kosovës, Alicia Kearns.

Në Doha Forum, diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin Kosovë- Britani e Madhe.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme  ndaj vendit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.