Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Danimarkës ku po merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, është takuar me Anders Fogh Rasmussen.
“E lumtur ta takoj Anders Fogh Rasmussen dhe ta falënderoj për ftesën ti bashkohem CDS2024 në Kopenhagë.
Një diskutim i mirë mbi rëndësinë kritike të demokracive që qëndrojnë së bashku gjatë këtyre kohërave kyçe. Ne poashtu diskutuam edhe përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, duke mbështetur sundimin e ligjit dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Presidentja Osmani.