DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani bisedoi me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Dje bisedova me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit.

Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.