presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi ambasadoren e Sllovenisë, znj. Minca Benedejčič

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, znj. Minca Benedejčič me të cilën diskutoi për zhvillimet në vend dhe rajon.

Gjatë takimit, ambasadorja Benedejčič ia dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Presidentit të Sllovenisë Borut Pahor për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik. Presidentja Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.