Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit Edi Rama të Shqipërisë, ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore, në Tiranë.
Presidentja Osmani në kuadër të këtij Samiti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Sot në Tiranë në takim me Kryeministrin Rama! Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e të Shqipërisë!”, ka shkruar Presidentja Osmani.