Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuan Festën e Falënderimeve (Thanskgiving).
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving).
Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre.