Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
28 NËNTORI NË PREKAZIN HISTORIK
I lindur më 28 Nëntor, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, komandanti legjendar Adem Jashari ishte njeriu i destinuar për madhështi. Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe më të madh me lindjen e kryekomandantit dhe me përkushtimin e palëkundur ndaj idealeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare.
Adem Jashari është zemra e luftës sonë, simboli i rezistencës dhe flakadani i përjetshëm i lirisë sonë. Në këtë ditë, kur UÇK-ja doli për herë të parë publikisht, në mesin e qyetarëve të shumtë, nderuam jo vetëm ditën e lindjes së komandantit legjendar, por edhe veprën dhe sakrificën e tij dhe të ushtrisë së cilës i priu edhe idealeve për të cilat dha gjithçka.
Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK-ja e përjetshme!
Ai është i gjallë!