Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar biznesin “Albi Mall”, në Gjilan.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Rritja ekonomike, punësimi dhe fuqizimi i prodhimit vendor janë çelës i suksesit për prosperitetin e familjeve dhe shtetit tonë.
Albi Mall në Gjilan, biznes familjar, i cili përfaqëson frymën sipërmarrëse të popullit dhe shtetit tonë, ka krijuar 500 vende të reja pune vetëm në Gjilan e mbi 1700 vende të reja në mënyrë indirekte nëpërmjet bashkëpunimit me biznese të tjera e prodhues vendor.
Duke ndërtuar lidhje të forta ekonomike me qytetarët nga Lugina e Preshevës, biznese si Albi Group po i hapin rrugë bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.